Hykmete Bajrami

Bajrami kërkon nga deputetët votimin e rishikimit të buxhetit

Rishikimi i buxhetit është tema e cila po diskutohet në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila po vazhdon të mbahet.

Në këtë seancë, nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është kërkuar nga deputetët që të votojnë rishikimin e buxhetit, pasi sipas saj ky buxhet do të zgjedh sfidat që janë shkaktuar nga COVID-19.

Sipas Bajramit, shpenzimet buxhetore janë paraparë të jenë 2.6 miliardë euro, ku parashihet edhe pakoja për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro.

“Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë kjo pandemi dhe masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së saj, kanë bërë që bizneset dhe qytetarët, por edhe institucionet, pra qeveria vet të ndikohet nga këto zhvillime. Si pasojë e rënies së aktivitetit ekonomik dhe vendimeve të qeverisë për shtyrje të afateve për deklarim dhe pagesë të tatimeve, të hyrat buxhetore për periudhën mars-maj 2020 ishin me normë shumë të vogla sesa ato që ishin të planifikuara, ndërsa efekti në të hyra pritet që të reflektohet edhe në muajt në vijim”, u shpreh Bajrami.

Sipas saj,fillimisht ishte paraparë që të bëhet rishikimi i të hyrave për të reflektuar në rënien e deri tanishme dhe vlerësimet për pjesën e mbetur të vitit.

Bajrami poashtu ka kërkuar që të votohen edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 10 juillet 2020

.