Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Bajrami: Kemi rënie të ekonomisë, do të rishikojmë shpenzimet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë mbledhjes së Qeverisë e cila po mbahet ka deklaruar se këtë vit presin një rënie të ekonomisë për -3 për qind në terme real, por që thotë se pritet të jetë shifra edhe më e lartë.

Ajo ka deklaruar se presin që rritja ekonomike të rikthehet për dy vitet e ardhshme dhe që norma e rritjes të jetë 5 përqind. Bajrami tha se së shpejti, Ministria që ajo drejton do të sjellë rishikimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve.

“Secili nga ne do të donim të kishim më shumë mjete që t’i adresojmë problemet e qytetarëve. Për shkak të situatës me kete sfidë, ne është te marrim vendime të rëndësishme. Si pasojë e situatës na është imponuar që të kursojmë shpenzimet. Kursimet e identifikuara do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore”, tha Bajrami.

“Në vitin 2020, të hyrat totale do të jenë në vlerë prej 1 miliardë e 788 milionë euro, krahasuar në vitin 2019, presim një rënie për 5 për qind, apo rreth 100 milionë më pak se një vit më herët. Në krahasim, me planifikimet që kemi pasur në vitin 2020, me buxhetin aktual, rënia do të jetë -11.5 për qind, ose 232 milionë euro më pak. Në vitet e ardhshme presim rritje të të hyrave. Gjithsej shpenzimet buxhet janë planifikuar që të jenë 2 miliardë e 620 milionë. Për programin e rimëkëmbjes ekonomike është akulu shuma 385 milionë euro për vitin 2020 euro, dhe 146 milionë për vitin 2021″, tha ajo.

Ajo prezantoi fondet që janë shtuar nëpër Ministri.

I kemi kthy fondet të Ministria e Tregtisë, nga Ministria e Ambientit dhe Ekonomisë i kemi marrë 1.3 milionë, ajo ka qenë gabim teknik dhe i kemi shtu edhe 300 mijë euro të tjera. Ministrisë së Punevë të Jashtme, 2 milionë euro. Ministria e Ekonomikse dhe Ambientit i janë shtu 190 mijë euro të projekti i Efiqencës së Energjisë. Tek Ministria e Mirëqenies kemi shtu 1.4 milionë euro. Te Ministria e Zhvillimi Rajonal kemi shtu 61 mijë euro. Ministria e Bujqësisë 336 mijë euro për pagesën e qirasë. Ministria e Kulturës është shtuar 400 mijë euro. Ministrisë për Kthime dhe Komunitete 1 milionë euro. Të Ministria e Administratës janë shtuar 50 mijë euro, dhe te ajo e FSK-së 1 milionë euro”, tha Bajrami.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 17 juin 2020