Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bajrami: Bizneseve u mungojnë të dhënat në ATK, të regjistrohen për të përfituar

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, në konferencën e sotme me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, tha se janë rreth 6,300 biznese që nuk kanë të dhëna në ATK dhe u bëri thirrje që të regjistrohen sa më shpejtë për të përfituar nga pakot ekonomike.

Ajo shtoi se gjatë ditës janë ekzekutuar mbi 4.5 milionë euro për mbi 13 mijë biznese.

“U bëjë thirrje mbi 6,300 biznese që t’i vendosin llogaritë e biznesit në sistemin e ATK-së. Në kuadër të këtij fondi hyjnë edhe ato biznese që janë regjistruar në fund të vitit 2019. Të gjithë të vetëpunësuarit t’i përditësojnë të dhënat e tyre sepse përndryshe nuk mund të bëhen e listës së përfituesëve”, ka thënë Bajrami.

Hoti: Rimëkëmbjen ekonomike po e bëjmë me praktikë e jo slogane