Bajram në pandemi, IKSHP shpjegon rregullat e sjelljes

Nesër besimtarët myslimanë do të kremetojnë  festën  e Kurban Bajramit por për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, këtë vit do të festohet më ndryshe.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paraqitur disa rregulla që duhet të ndiqen nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

IKShP ka rekomanduar se në vend të vizitave familjare gjatë festës së Bajramit, qytetarët të qëndrojnë të lidhur me njeri-tjetrin nëpërmjet internetit si dhe në rast të daljes nga shtëpia ta respektojnë distancën si dhe masat tjera mbrojtëse.

Instituti gjithashtu rekomandoi që të balancohet ushqimi me fruta dhe perime të ndryshme.

 

Sot është pezulluar falja e Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava përmes një videokonference.

“Pezullohet falja e namazit të Kurban Bajramit dhe për 10 ditë pezullohen faljet në xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.