FOTO: Bajram Kosumi/ Facebook

Bajram Kosumi zgjedhet kryesues i Konferencës së Rektorëve

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi është zgjedhur si kryesues i Konferencës së Rektorëve.

Këtë e ka bërë të ditur Kosumi në një postim në Facebook.

“Sot jam i nderuar nga rektorët e universiteteve të Kosovës: Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve jam zgjedhur kryesues i Konferencës së Rektorëve. Konferenca e Rektorëve ka luajtur në dy vjetët e fundit rol shumë pozitiv dhe kardinal në zhvillimin, cilësinë dhe autonominë e universiteteve publike”, ka thënë ai.

Tutje ai ka falenderuar rektorët e universiteteve të tjera për punën e deritanishme.

“Falenderoj rektorin Fadil Millaku, për kryesimin e deritashëm, rektorin Marjan Demaj, rektorin Alush Musaj, rektorin Agron Bajraktari, rektorin Artan Nimani dhe rektorin Ismet Temaj”, ka shtuar Kosumi.

Konferencën e Rektorëve deri tani e ka kryesuar rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.