Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bajgora për 2-vjeçaren që u rrëzua në Kirurgji: Shpëtimi i saj ishte një mrekulli

Mjeku i QKUK-së, Avdush Bajgora ka bërë të ditur se vajza 2- vjeçare që është rrëzuar dje në Klinikën e Kirurgjisë ka shpëtuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, Bajgora ka thënë se shpëtimi i vajzës ishte një mrekulli që gëzoi shumë mjekun dhe stafin e tij.