Agim Bahtiri

Bahtiri: Ngjarjet e sotme te lumi Ibër ishin provokim nga kryetari i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se ngjarjet e sotme te lumi Ibër ishin provokim nga kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Por, siç ka thënë Bahtiri, ai nuk i arriti qëllimet e tij.

“Ai vepron si kryetari i komunës së Beogradit dhe jo te Prishtines. Projekti u financua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit dhe eshte i dobishëm për të dy pjesët e Mitrovicës, megjithëse kryetari i Mitrovicës së Veriut është kundër tij, sepse ai nuk dëshiron që Mitrovica të bashkohet, por të mbetet e ndarë”, ka theksuar Agim Bahtiri.

“Për sa i përket asaj që mediat serbe thonë se huliganët shqiptarë sulmuan serbët, kjo nuk është e vërtetë. Qytetarët ishin duke qëndruar atje për të ndaluar bagerat nga Mitrovica e Veriut, e cila shfrytëzoi pandeminë COVID-19. Puna kishte ndalur me vendimin e qeverisë për shkak të pandemisë, kështu që asnjë punëtor nuk ishte në vend dhe qytetarët ishin duke qëndruar në atë që ishte ndërtuar deri më tani për të ndaluar shkatërrimin e saj. Për të ndaluar shkatërrimin e paligjshëm policia e Mitrovices se Jugut ishte në vendgjarje dhe unë si kryetar e kam menaxhuar situatën në përputhje me rrethanat në dobi të qytetarëve”, ka .

Lidhur me ngjarjet e sotme te lumi Ibër, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i ka quajtur “huliganë” njerëzit të cilët sot u panë tek punimet që po bëhen te lumi “Ibër”.

“Një grup i huliganëve nga Mitrovica e Jugut me ndihmën e makinerive të rënda sot kanë sulmuar zyrtarë Policor të nacionalitet Serb të Veriut të Mitrovicës, të cilët zyrtarë ishin duke ofruar ndihmë autoriteteve komunale në përputhje me ligjin, dhe në ndërlidhje me vendimin e Inspektoratit Komunal për heqjen e një objekti të paligjshëm që pengon lumin Ibër, që realizon qëllimin e paralajmëruar nga Agim Bahtiri, për kapjen e Mitrovicës së veriut”, ka thënë Rakiq.

Incident në Mitrovicë, serbët prishin punimet në lumin Ibër

Është dashur intervenimi i forcave të rendit dhe inspektorëve komunalë për të qetësuar situatën te lumi Ibër në Mitrovicë paraditen e sotme.

Siç merr vesh KALLXO.com, një person i nacionalitetit serb me ekskavator ka filluar rrënimin e një rruge, pjesë punimeve që po bëheshin në zgjerimin e lumit.

Zgjerimi i shtratit të lumit “Ibër” në Mitrovicë është projekt i Bashkimit Evropian.

Incident në Mitrovicë, serbët prishin punimet në lumin Ibër

www.kallxo.com