Foto: Kallxo.com

Bahtiri: LVV po fiton bindshëm në Mitrovicën e Jugut - LIVE

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti është duke fituar bindshëm në këtë komunë.

“Ne jemi duke i numëruar ende votat, disa rezultate i kemi të sakta në pika, apo qendrat e mëdha të vendvotimeve. Vetëvendosje është duke fituar bindshëm, urime qytetarëve, dhe të gjithë atyre që kanë kontribuuar për të sjellë ndryshimin në Mitrovicë dhe në krejt Kosovën”, ka deklaruar Bahtiri.

Në rreth 45 % të votave të numëruara deri më tani nga KQZ, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht prin me 48% në nivel vendi.