Ministrja Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock FOTO: Albin Kurti, facebook

Baerbock i bën thirrje Iranit të ndalë sulmet ndaj territorit irakian

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje Iranit që të ndalë sulmet me raketa ndaj territorit irakian.

Kryediplomatja gjermane i bëri këto deklarata më 7 mars gjatë vizitës në Bagdad të Irakut.

“Regjimi iranian tregon se me sulmet me raketa nuk po shtyp vetëm popullin e tij përmes brutalitetit, por duket se është i përgatitur të rrezikojë jetë dhe stabilitetin në mbarë rajonin, për të qëndruar në pushtet”, tha Baerbock pas takimit me homologun e saj irakian, Fuad Hussein.

Ajo tha se “kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për rajonin si tërësi.

Kryediplomatja gjermane shtoi se Karta e Kombeve të Bashkuara në mënyrë specifike ndalon sulmet e tilla dhe kërkon që sovraniteti i shteteve të tjera të respektohet.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein, tha se “është e papranueshme që territori irakian të përdoret si vend për të nisur sulme ndaj shteteve fqinje” dhe bëri thirrje që sovraniteti i shtetit të tij të respektohet.

Baerbock do të qëndrojë në Irak për katër ditë, me qëllim që të rrisë mbështetjen e këtij shteti, që e ka cilësuar si “faktor kyç për stabilitetin në rajon”.

Ajo ka paralajmëruar se “nëse terrorizmi i ri, ndikimi iranian apo shkatërrimi i jetës për shkak të krizës së ujit mund të çojnë në dhunë dhe ndarje të re politike”, gjë që sipas saj, pasojat do të ishin të mëdha edhe për shtetet e rajonit./REL.