Bad News Eagle

Bad News Eagles shkruajnë historinë, kualifikohen në turneun më të madh të CS:GO në Brazil

Ekipi shqiptar Bad News Eagles edhe njëherë ka shkruar historinë duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO në Brazil, pasi mposhtën ekipin forZe në ndeshjen vendimtare.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për ekipin shqiptar, pasi ishin duke humbur 1-0 me mapa, arritën që të kthehen në dy të fundit për të përfunduar ndeshjen me rezultat 2-1.

Lojtari i Bad News Eagles, RigoN arriti që të rikthehej në formë në ndeshjen vendimtare duke e ndihmuar ekipin e tij me një paraqitje fantastike në mapin e fundit ‘Mirage’.

RigoN e përfundoi ndeshjen me 64 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.25.

Tani ekipi shqiptar ka siguruar pjesëmarrjen në Majorin e madh të CS:GO në Brazil me datën 5 nëntor,  i cili shpërndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë./Telegrafi