Bad News Eagles humb ndeshjen ndaj FaZe, nesër ndeshja e radhës për mbijetesë

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles, humbi ndeshjen e tyre të dytë ndaj ekipit FaZe në fazën ‘Legends Stage’ të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Ndeshja e Bad News Eagles kundër ekipit numër një në botë për CS:GO, FaZe, nuk ishte aspak e lehtë, pasi të dyja mbanin rekord të ndeshjeve me seri prej 0-1 (zero fitore, një humbje).

Përsëri në mapin ‘Ancient’, ekipi nga Kosova pësojë humbje, kësaj radhe me rezultat 16:4, dhe tani janë vetëm një humbje larg eliminimit nga turneu Major.

Tashmë ekipi i bNe duhet të fitojë tri ndeshje radhazi për të vazhduar në fazën tjetër ‘Champions Stage’.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet nesër (e diel) në formatin ‘Bo3’, ku në rast se fiton do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër më vonë. /Telegrafi.