Ilustrim, FOTO: Flatron Halimi/ Instagram

Bad News Eagles fiton ndaj ekipit numër një në botë në turneun Major në Brazil

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit numër një në botë – FaZe Clan, në turneun Major në Brazil.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Flatron Halimi, lojtar në këtë ekip.

“Sapo mundëm ekipin më të mirë në botë FaZe Clan, Brazili është i çmendur” – është shprehur Halimi përmes një postimi në Instagram.

Me 2 nëntor, ekipi Bad News Eagles kishte siguruar fitoren e tretë në turneun e CS:GO në Brazil, për t’u kualifikuar tutje në fazën ‘Legends Stage’.

Në ndeshjen vendimtare, ekipi shqiptar u përball me ekipin GamerLegion, të cilët i mposhtën me lehtësi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flatron Halimi 🎲 (@flatronhalimi)