Bad News Eagles e humbin sfidën e parë kundër ekipit danez
Autor: Telegrafi.com
Faza e re e turneut më të madh të CS:GO, nuk ka filluar edhe aq mirë për ekipin shqiptar, pasi humben në ndeshjen e tyre të parë kundër ekipit të 14 –të në ranglistën botërore, Copenhagen Flames.
Super ndeshja e zhvilluar në mapin ‘ancient’, gjatë gjithë kohës ishte e barabartë, ku pas 30 raundesh ekipi danez arriti ta përmbyll ndeshjen me rezultat 16:14.
Ekipi shqiptar zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre kësaj radhe, ‘juanflatroo’ ishte lojtari me më së shumti eliminime nga ekipi i bNe, me 27 të tilla.
Tani ekipi i Bad News Eagles mbanë serinë me rekord të ndeshjeve 0-1 ( asnjë fitore, një humbje), dhe do të zhvilloj ndeshjen e tyre të radhës më vonë, kundër një ekipi me po të njëjtën seri të ndeshjeve.
Bad News Eagles ka ende mundësi shumë të mëdha për t’u kualifikuar në fazën tjetër ‘Champions Stage’, e cila do të mbahet me audiencë të drejtpërdrejtë, në rast të tri fitoreve do të kalojnë në këtë fazë, ndërsa në rast se humbin tri ndeshje do të eliminohen nga turneu./Telegrafi.com