Ilustrim

Babë e djalë dyshohen se u rrahën mes vete

Dy të dyshuar, babë e djalë janë arrestuar në fshatin Baloc të Podujevës pasi që kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Policia ka njoftuar se që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. 

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.