Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Babë e bir pengojnë policinë gjatë arrestimit dhe arratisen

Policia e Kosovës raporton se ka hasur në pengesa në fshatin Shkabaj të Komunës së Obiliqit derisa po kryenin një arrestim pas një fletë-rreshtimi.

Në raportin ditor thuhet se deri sa policia ishte në realizim të letër-rreshtimit për një të dyshuar, ky i fundit së bashku me babain e tij kishin penguar zyrtarët policorë.

Pas kësaj ngjarje edhe babai edhe djali kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.