Babë e bijë raportojnë nënën e dy fëmijët tjerë për kanosje me vrasje

Policia e Kosovës dje ka pranuar një informatë lidhur me një kanosje në rrugën ‘Selajdin Braha’ në Prizren.

Pas pranimit të informatës, njësitët policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat, babë e bijë me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje.

Kasnosja është thënë se ka ardhur nga të dyshuarit bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë.

“Të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP Adem Jashari, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.