Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Babai tentoi ta marrë përgjegjësinë e aksidentit pasi djali nuk kishte patentë shofer

Policia ka arrestuar një burrë në kryeqytet pasi që kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai të merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer.

Policia njofton se pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ të mërkurën rreth orës 18:00.