Ilustrim

Babai rrah të birin në Prizren pasi kryen vjedhje

Një burrë ka raportuar në polici se është rrahur nga babai dhe ka pësuar lëndime trupore.

Më pas, pas intervistimit të të dyshuarit, ka pohuar se ka rrahur të birin për shkak se ai ka kryer vjedhje.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren.