Qendra e qytetit të Deçanit | Foto: KALLXO.com

Babai raporton zhdukjen e vajzës në Deçan

Një person nga fshati Drenoc i Deçanit ka raportuar në Polici zhdukjes e së bijës.

Sipas Policisë ankuesi ka njoftuar se vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e saj.

“Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim, në të cilin po ashtu bëhet me dije se për çështjen është informuar edhe Prokurori.