Klinë - 14.03.2020

Babai raporton zhdukjen e djalit në Klinë

Një person në fshatin Dush të Klinës, gjatë ditës së djeshme është drejtuar në polici për të raportuar se djali i tij është zhdukur.

Sipas policisë, në bazë të deklaratës së prindit, djali i zhdukur i cili ka probleme me shëndetin mendor është larguar nga shtëpia para dy ditëve, rreth orës 13:00, dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.