Foto: Ilustrim

Babai raporton për sulm djalin e mitur në polici

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur para pesë ditëve në një shtëpi në Rahovec.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme, në person ka raportuar në polici në lidhje me këtë rast duke thënë se djali i tij i mitur i shkakton probleme dhe se e ka sulmuar atë fizikisht.

Njësite policore kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.