Babai raporton në polici zhdukjen e djalit

Një burrë ka njoftuar se djali i tij i cili është me të meta psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Sipas babait, djali është larguar nga shtëpia me datën 1 nëntor dhe që nga ajo datë nuk dihet se ku ndodhet djali i tij.

Sipas Raportit policor, rasti ka ndodhur në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit në orë e hershme të mengjesit.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e organeve kompetente.