Babai raporton në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia e burrit në Malishevë

Një ankues në Malishevë ka raportuar në Policinë e Kosovës vajzën e tij si person të zhdukur.

Policia në raportin 24-orësh ka thënë se më 29.07.2024 ankuesi ka raportuare se vajza e tij, e cila ishte e martuar është larguar nga shtëpia e bashkëshortit dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Llazicë në Malishevë më 29.07.2024 në 05:29.

Tutje është thënë se rasti është në procedurë hetimore.