Ilustrim

Babai raporton në Polici rrahjen mes djemve

Babai i dy djemve të fshatit Qyshk të Pejës ka raportuar në Polici se dy djemtë e tij janë rrahur mes vete.

Sipas Policisë nga rasti i cili ka ndodhur dje rreth orës 18:30, njëri prej vëllezërve është arrestuar dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse tjetri është ende në arrati.

Policia shton se me vendim të prokurorit njëri vëlla është dërguar në mbajtje.