Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Babai pasi ia gjobisin djalin kanos zyrtarët policorë

 

Një person është shoqëruar në stacion policor pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë të Policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se deri te kanosja kishte ardhur pasi zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës i kishin shqiptuar gjobë për kundërvajtje djalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur dje në Mitrovicë të Jugut.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton PK.