Babai në Pejë i mbyll fëmijët në shtëpi, ushtron dhunë ndaj vajzës së mitur

Një rast i dhunës në familje është hapur gjatë ditës së djeshme nga policia në Pejë.

Në këtë rast, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe fëmijëve të tjerë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte mbyllur fëmijët e tij brenda në shtëpi dhe nuk ishte kujdesur as për ushqimin e tyre.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për këtë rast, fillimisht është dërguar për kontrollë mjekësor në repartin e psikiatrisë, e pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.