Babai kërcënon djalin, 1 vit burgim ndaj të dyshuarit

Gjykata e Prizrenit e ka dënuar me një vit burgim të dyshuarin R.S pasi i njëjti u gjet fajtor për veprën penale të kanosjes.

Sipas dosjes, i dyshuari R.S.1 me datë 9 shtator 2021 si rrjedhojë e problemeve familjare, seriozisht e kanos të dëmtuarin – djalin e tij R.S.2 me qëllim të frikësimit se do ta privoj nga jeta, dhe pasi fjaloset me të dëmtuarin e merr një sëpatë, me të cilën godet një objekt në afërsi të të dëmtuarit, dhe i drejtohet të njëjtit me fjalët “shtëpia është e imja, kam me ju mbyt, kam me ju kallë”.

Si rrjedhojë, tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për atë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për veprën penale kanosje, gjykata të akuzuarit R.S i ka shqiptuar dënimin me burgim prej 1 viti.

Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.