Babai keqtrajtoi fëmijën e tij

Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Obiliqi pasi që e kishte keqtrajtuar fëmijën e tij. Policia rastin e ka cilësuar si ”keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

”Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, është bërë e ditur në raportin e policisë. RTV21