Babai i Boris Jonhnson do të aplikojë për shtetësi franceze

Babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, do të aplikojë për shtetësi franceze pasi të përfundojë BREXIT-i, raporton ‘Sunday Times’.

Kërkesa për shtetësi franceze nga Stanlley Johnson, 79, ishte bërë publika nga vajza e tij, Rachel, në një libër të publikuar javën e kaluar, raporton euronews.

Rachel Johnson shkroi se babai i saj “është rrugës për t’u bërë shtetas francez, pasi nëna e tij kishte lindur në Versajë”, raportoi gazeta.

“Ky është një lajm i mirë, edhe unë mund të bëhem franceze”, shtoi vajza.

Stanley Johnson ishte një nga zyrtarët e parë britanik në Bruksel, si anëtar i Parlamentit Europian dhe më pas i Komisionit.

Kjo bëri që pasardhësit e tij, përfshirë Borisin, të kalonin një pjesë të fëmijërisë në kryeqytetin belg dhe të mësonin gjuhën frënge.