Babai i Agonis Tetajt kthehet në sallën e gjykimit  (FOTO)

Familjarët e të ndjerit Agonis Tetaj sot janë kthyer në sallën e gjykimit ku po vazhdon procesi gjyqësor për vrasjen e djalit të tyre.

Kjo pasi tash është caktuar një prokuror i ri që do të e mbrojë aktakuzën për vrasjen e Agonis Tetaj.

Familjarët e Tetajt se bashku me avokatin e tyre kishin lëshuar sallën kur prokurori Agron Uka e kishte ricilësuar vrasjen e Agonis Tetajt si vrasje aksidentale.

Prokurori i ri i ngarkuar më këtë çështje penale është prokurori Isuf Sadiku.

Gjykimi i i Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetajt ka nisur sërish pasi trupi gjykues kishte vendosur të rihapte gjykimin.

Kjo erdhi pas kundërthënieve lidhur me këtë rast në momentin që familja e Agonis Tetajt e publikoi videon e vrasjes së tij, duke kundërshtuar pretendimin e prokurorit që vrasja ka qenë aksidentale.

Familja e Agonis Tetajt në sallën e gjykimit lidhur me vrasjen e djalit të tyre
FOTO-Vyrtyte Gërvalla/KALLXO.com