Babai dyshohet se e rrahu vajzën

Një person në Prishtinë dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur.

Shkak sipas raportit 24-orësh policor dyshohet të jetë se e njëjta ishte në lidhje me një person.

Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore.

Rasti është duke u hetuar.