Baba i Granit Xhakës flet para ndeshjes Zvicra-Kosova

Për Granit Xhakën, futbollistin shqiptar që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës ndeshje e nesërme kundër Kosovës pritet të jetë e veçantë.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Xhakën në dy aspekte. Granit Xhaka pritet që nesër të zhvillojë ndeshjen e 100-të zyrtare për Zvicrën e po ashtu do të jetë e veçantë për faktin se luan kundër vendlindjes së tij.

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka në një intervistë për mediumin blick është shprehur se kjo ndeshje do të jetë një ndeshje festë për të dy vendet.

“Do të jetë një festë për të dyja vendet. Unë jam babai më krenar në botë. Graniti mund të japë shumë si kapiten i ekipit kombëtar të Zvicrës” është shprehur Ragim Xhaka.

Ai po ashtu është shprehur se si familje ata i detyrohen shumë shtetit zviceran.

“Unë dhe gruaja e ime e dimë shumë mirë se çka i detyrohemi Zvicrës dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj këtij vendi”, deklaroi Ragip Xhaka për mediumin zviceran.

Po ashtu gjatë intervistës për mediumin zviceran, Xhka ka folur edhe për vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës së tij.

Ragim Xhaka po ashtu është edhe babi i futbollistit tjetër, Taulant Xhaka që ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka u përballen në mes veti në vitin 2016 në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro2016” në ndeshjen hapëse midis Zvicrës dhe Shqipërisë.