Azem Syla. Foto: Atdhe Mulla

Azem Syla udhëton për në Gjykatë Speciale

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, është nisur për në Gjykatën Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur Ismail Syla, këshilltari i presidentit të Kosovës.

“Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, ka shkruar Syla në Facebook në një postim të shoqëruar me një fotografi ku është edhe Azem Syla.

Azem Syla aktualisht është duke u gjykuar në Kosovë për rastin “Toka”.

Syla dhe 16 të tjerë akuzohen për shpronësimin e tokave shoqërore në mënyrë të kundërligjshme, shpëlarje parash e legalizim të përmbajtjes së rreme.