Avokatja Kelmendi: Klienti im po stigmatizohet nga punëtorët në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

Albana Kelmendi, avokate e njërit nga të dyshuarve për dhunim e vajzës 11-vjeçare, në emisionin ‘Kallxo Përnime’ ka thënë se klienti i saj gjatë një vizite që ka pasur ka deklaruar se është duke u stigmatizuar nga punëtorët e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan.

“Klientin tim e kam vizituar unë të premten edhe pse unë jam e caktuar si avokate sipas detyrës zyrtare, për shkak se familja e tij nuk i kanë kushtet për ta vizituar, mua në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan më është thënë se kohë pas kohe vizitohet nga psikologët dhe sociologët që janë në Qendrën e Paraburgimit, i mituri më ka deklaruar se është duke u stigmatizuar edhe nga punëtorët e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan”, tha ajo.

Kelmendi tha që deri më tani nuk kanë pranuar asnjë dokumentacion që lidhet me rastin ku klienti i saj është njëri nga të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçare.

“Ne deri më tani kemi vetëm deklaratat e dhëna nga të miturit në Policinë e Kosovës. Sot kur ne po mbajnë këtë emision nuk kemi marrë ndonjë deklaratë nga dëshmitarët, e dëmtuara, nëna e viktimës, kanë kaluar 1 javë dhe asnjë veprim nuk ka nga prokuroria”, tha ajo.

Një vajzë 11 vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë persona më 27 gusht ka qenë para dy muajve e regjistruar si viktimë e trafikimit në Zyrën për Mbrojtje të Viktimave.

Dështimi i dyfishtë institucional për të mbrojtur një fëmijë nga trafikimi e dhunimi