Fotografia: Facebook i P. Diddyt

Avokati thotë se deri në 300 raste mund të ngrihen ndaj Diddyt

Një avokat që po i përfaqëson shumë viktima të mundshme të Sean “Diddy” Combsit ka thënë se numri i rasteve legale kundër muzikantit “mbase do të shkojë në 300 sosh”, ka raportuar më 11.12.2024 transmetuesi britanik, BBC.

Tony Buzbee ka deklaruar për BBC-në se ekipi i tij ka pranuar rreth treqind thirrje telefonike prej tetorit kur ai ka mbajtur një konferencë për media duke u bërë thirrje viktimave të mundshme që të lajmërohen për ta rënduar akuzën ndaj reperit.

Ai tashmë ka ngritur 20 aktakuza nga burra dhe gra që kërkojnë dëmshpërblime prej muzikantit: dhe ai thotë se “realisht” numri total i aktakuzave do të sillet “rreth 100 dhe 150 sosh”. Të tjerat raste nuk do të mund të përfundojnë në gjykatë për shkak të kohës së kufizuar për ngritjen e aktakuzave pasi në disa shtete amerikane tashmë ka kaluar koha ligjore për ngritjen e tyre.

Combs i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij, duke i quajtur “dashakeqe” dhe se janë rezultat i njerëzve që kërkojnë “marrin para shpejt e shpejt”.

Avokatët e tij i kanë konsideruar akuzat e shumëfishta ndaj tij, përfshirë pretendimet për 300 viktima të mundshme, si pjesë e “një cirku mediatik moskokëçarës”.

Ata kanë thënë konferenca për media e Buzbeet, dhe krijimi i një linje të veçantë telefoni për lajmërimin e rasteve, “ishin përpjekje e qartë për të fituar publicitet”.

Në një deklaratë për BBC-në, avokatja e tij, Erica Wolf, ka thënë se “Combs ka besim të plotë në faktet dhe integritetin e procesit gjyqësor”.

“E vërteta do të mbisundojë në gjykatë: Se zoti Combs asnjëherë nuk e ka sulmuar ose trafikuar dikë seksualisht – burrë a grua, të rritur a mitur”.

Muzikanti po mbahet aktualisht në qendrën e paraburgimit në Manhattan, në pritje të procesit gjyqësor për raste të ndara penale për trafikim seksual dhe reketim, akuza që i ka hedhur poshtë.

Reperi dhe producenti përdornin perandorinë e tij biznesore, përfshirë studion muzikore, “Bad Boy Entertainment”, për t’i transportuar gratë, si dhe punëtorët meshkuj të seksit, në mbrarë Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në përformanca seksuale të xhiruara të quajtura “Freak Offs”, ku magnati i muzikës do të shikonte dhe masturbonte, kanë thënë prokurorët.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com