Hashim Thaçi gjatë një paraqitjeje para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Avokati mbrojtës: Thaçi i Kosovës ishte luftëtar i lirisë, jo kriminel lufte

Përpara fillimit të gjyqit të krimeve të luftës ndaj ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, avokati i tij mbrojtës i tha BIRN-it se ai do të provojë se ish shefi i ‘guerilasve’ udhëhoqi një luftë kundër shtypjes dhe nuk kishte përgjegjësi komanduese për ndonjë shkelje.

Në një intervistë përpara fillimit të hënën të gjyqit ndaj Hashim Thaçit dhe tre udhëheqësve të tjerë të lartë të kohës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, avokati mbrojtës Gregori Kehoe i tha BIRN-it se këta katër burrat nuk ishin kriminelë lufte, por po luftonin për liri nga shtypja serbe.

Në një tregues të një strategjie që mbrojtja do të ndjekë në gjyqin e nivelit të lartë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Kehoe tha se ndonse krime mund të kishin ndodhur, të pandehurit nuk qenë përgjegjës sepse UÇK ishte një lëvizje bazë dhe jo një ushtri me një zinxhir komande vertikal të strukturuar mirë.

“Presidenti Thaçi dhe këta zotërinj ishin luftëtarë të lirisë që përpiqeshin të çlironin Kosovën nga një gjendje e tmerrshme që ata po vuanin me dekada nga regjimi serb dhe gjatë rrjedhës së këtij gjyqi ne do ta demonstrojmë këtë,” tha Kehoe.

“Ne duhet ta kuptojmë UÇK-në për atë që ishte,” shtoi ai.

Ai shpjegoi se ishte «një grup fermerësh, mësuesish, studentësh, pronarë dyqanesh që përbënin këtë ushtri. Të patrainuar për pjesën më të madhe, ata luftonin kundër shtypjes serbe.”

Ky është një nga rastet më të rëndësishme gjyqësore të dala nga luftrat jugosllave të viteve 1990, ku udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vlerësuar në atdhe si heronj dhe çlirimtar po përballen me akuza të rënda.

Thaçi po gjykohet me ish-shokët e tij të armatosur Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer midis të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në Kosovë dhe Shqipërisë fqinjë gjatë luftës me forcat serbe.

Intervistën e plotë në gjuhën angleze të avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit mund ta lexoni KËTU.