Avokati kërkon lirimin e përkohshëm të Thaçit

Deri sa përfaqësuesi i Dhomave të Specializuara i lexoi një nga një pikat e aktakuzës së ngritur kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, mbrojtja e ish-Presidentit kërkoi që klienti i tij të ketë lirim të përkohshëm.

 

Avokati David Hooper, tha para përfaqësuesit të Dhomave të Specializuara dhe stafit të tij se pretendimet ndaj ish- presidentit Thaçi janë të pabaza ndërsa përmendi se ishte vetë Thaçi që ndihmoi në krijimin e kësaj Gjykate

“Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për vjedhje të organeve dhe ato krimet e tmerrshme që u pretenduan. Në vend të kësaj kemi një përmbledhje incidentesh në aktakuzë, shumë prej të cilave janë gjykuar në Tribunalin e Hagës ose në gjykatat e Kosovës dhe të gjitha këto së bashku i kanë vendosur në këto aktakuza një strukturë të komandës. Këto pretendime do të tregohen edhe gjatë proceset të gjykimit se janë false”, tha avokati Hooper.

Tutje ai shtoi se aktakuza e ngritur ndaj Thaçit, është e censuruar dhe si e tillë nuk ofron infromacionet e plota për mbrojten.

“Ne jemi në dijeni se që në qershor prokuroria ka dërguar një aktakuzë, por ata bën njoftimin dhe tani kemi aktakuzën meqenëse është tejet i redaktuar dhe nuk është informues dhe tregues për ne si mbrojtje sa do të ishte sa do të ishte hequr censura. Kur shikojmë aktakuzën, mbrojtja thotë këtë, ku janë akuzat për vjedhje të organeve dhe shtëpinë e verdhë sepse faktikisht kjo ishte akuza dhe pretendimi, unë e di që njerëzit në Kosovë do të i kushtojnë shumë rëndësi kjo. Ku janë pretendimet për vjedhjen e këtyre organeve njerëzore sepse këto ishin shumë të rëndësishme në lidhje me lindjen e kësaj gjykate. Historia e shtëpisë së verdhe që ishte kaq e rëndësishme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate”, tha tutje avokati.

Ai shtoi se do të kërkojëlirimin e përkohshëm të Thaçit.

“Ne siç e kam treguar dhe më parë u habitëm që ju e gjykuat të nevojshme që të urdhëronit arrestimin e z. Thaçi në vend që të bëhej me anë të një fletëthirrje, kjo u bë pas parashtrimeve që kishte bërë prokuroria ne nuk i kemi këto parashtrime dhe unë kam ndërmend që të kërkoj sot pasdite lirimin e tij të përkohshëm dhe besoj se ua kam shprehur këtë mendim që të shtunën”, tha tutje Hooper.

Hooper përmendi edhe se nuk ekziston rreziku i arratisjes së Thaçit pasi që ai i ishte përgjigjur menjëherë thirrjes.

“Në mendojmë që nuk është e përshtatshme që të bëhet kjo kërkesë pa e ditur se çka pretendon prokuroria se është rreziku i arratisjes. Ai është këtu dhe këtë pretendim duhet ta heqim. Çështja e dytë që merret me ndërhyrjen, unë nuk e di se cilat janë arsyet apo pretendimet që mbështesin konkluzionin se ka pasur ndërhyrje. Ne duam të dimë se cilat janë praktikat e kësaj kërkese, ne duhet ta dimë se çka po thuhet. Ne duam të marrim elementet specifike të informacionit përveç materialit mbështetës që ka paraqitur prokuroria pas 26 gushtit që të dimë se cilat janë ato pika. Kërkesa për lirim të përkohshëm të bëhet në javët e ardhshme pasi të kemi marrë këto informacione”, tha mbrojtja”, tha tutje avokati Hooper.

Sipas pikave të aktakuzës të cilat i lexoi Përfaqësuesi i Dhomave të Specializuara ndaj Thaçit për krime lufte thuhet se:

“Hashim Thaçi akuzohet për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave”, deklaroj përfaqësuesi i Gjykatës.

Sipas tij këto krime u kryen midis marsit 1998 dhe 1999 në Kosovë dhe Shqipëri. Hashim Thaçi sipas akuzës është përgjegjës si epror për këto krime.

Krerët e UÇK-së bashkërisht akuzohen për krime të luftës, krime kundër njerëzimit, arrestime të kundërligjshme, trajtim mizor dhe vrasje.

Sipas kësaj aktakuze pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara, Prokurori Xhek Smith i ngarkon Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin të cilët sipas tij ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxiten vrasjen e tyre.