Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Avokati Jashari tregon përse mbesin pa dënime aktakuzat për korrupsion

Avokati Arbër Jashari në emisionin ‘Kallxo Përnime’ ka thënë se Prokurorisë Speciale në fund të vitit i intereson vetëm numri i aktakuzave të ngritura por jo edhe rezultati final.

Jashari ka thënë se rastet e korrupsionit janë më komplekse, prandaj edhe te shkrimi i aktakuzave duhet të ketë sa më shumë prova në mënyrë që të mos hidhen poshtë nga Gjykata.

“Qëllimi final në një proces është sa njerëz dënohen dhe jo sa aktakuza ngritin. Prokuroria gjithmonë tenton që me e paraqitë punën e vet si të suksesshme, ngrit shumë aktakuza ose siç thotë populli ‘e kap shumë gjërë’, e pastaj kur shkojnë në gjykata nuk ka prova të mjaftueshme dhe pastaj dalin statistikat keq”, tha ai.

Në emisionin ‘Kallxo Pernime’ sonte është duke zhvilluar debati  për ‘luftën speciale’.

Të ftuar në emision janë prokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, Burim Ademi, gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, Labinot Leposhtica nga BIRN dhe Arbër Jashari, avokat.