Avokati i Popullit: Rastet e fundit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas - alarm për institucionet

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur rreth dy incidenteve të fundit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Në emision po trajtohen rasti në Prizren ku në një qendër tregtare u përfshinë në rrahje pjesëtarët e sigurimit me pjesëtarë nga komuniteti rom, si dhe rasti në Gjakovë rreth raportimeve se disa të rinj të komuniteteve nuk u shërbyen në një kafene.

Sipas Qelajt, këto raste janë parë si alarm për institucionet.

“Në fakt kemi shumë pak raportime sa i përket rasteve kur ky komunitet diskriminohet në çfarëdo aspekti dhe mbi çfarëdo bazë qoftë ajo. Ndërsa dy rastet e fundit i kemi parë më shumë në prizmin e dënimit të këtyre akteve pavarësisht rrethanave në të cilat kanë ndodhë dhe si sinjal për institucionet që duhet me punu më shumë në preventivë që raste të tilla të mos përsëriten”, ka thënë ai.

Sonte në “Kallxo Përnime” po diskutohet për stigmatizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.