Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Avokati i Popullit paraqet para deputetëve raportin e këtij institucioni për vitin 2019

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka paraqitur para deputetëve raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019.

Qelaj tha se me sfidat që është ballafaqua gjatë vitit 2019 Avokati i Popullit me sistemin gjyqësor janë tri. Mos zbatimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, zvarritja e procedurave gjyqësore dhe mos zbatimi i aktgjykimeve të plotfuqishme të gjyqësorit.

Qelaj tha se numri më i madh i ankesave që janë bërë në Institucionin e Avokatit të Popullit janë kundër ekzekutivit.

“Numri më i madh i ankesave të parashtruara në institucionin e Avokatit të Popullit janë kundër kësaj shtyllë të pushtetit. Mbi 65 për qind e ankesave janë drejtuar kundër ekzekutivit”, tha ai.

Sfidë sipas tij ka mbetur që Kuvendi dhe institucionet e tjera ta përmirësojnë zbatimin e ligjeve që vijnë nga pakoja e Ligjit për të Drejtat e Njeriut.