Avokati i Popullit, Naim Qelaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Avokati i Popullit nis hetime për pezullimin e pagave të grevistëve

Ka kaluar një javë tashmë që kur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik në vend.

Duke qenë se 1 shtatori, fillimi i vitit shkollor ka filluar mes grevës dhe thirrjes për mbajtje të mësimit në shkolla, Avokati i Popullit, Naim Qelaj thotë se është duke e përcjellë me shqetësim rrjedhën e zhvillimeve të grevës së mësimdhënësve.

Në një prononcim për KALLXO.com, Qelaj ka thënë se e drejta për arsim është e drejtë kushtetuese që nuk guxon të cenohet apo mohohet dhe i ka bërë thirrje Qeverisë dhe sindikalistëve që të gjejnë sa më shpejtë një zgjidhje.

“E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese që në asnjë rrethanë nuk guxon të cenohet dhe mohohet, duke vënë theksin në interesin më të mirë të fëmijëve dhe të drejtën për shkollim dhe edukim si një e drejtë e garantuar. Prandaj i bëhet thirrje qeverisë dhe sindikalistëve që të vazhdojnë bisedimet për të gjetur sa më shpejt zgjidhje në mënyrë që fëmijët të gëzojnë këtë të drejtë dhe të inkuadrohen në procesin edukativo arsimor”- është shprehur Qelaj për KALLXO.com.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit thotë se i respekton të drejtat e punëtorëve për organizim sindikal për grevë, por që sipas tij, me situatën e krijuar kërkon nga të dyja palët të reflektojnë

“Avokati i Popullit respekton të drejtat e punëtorëve për organizim sindikal dhe për grevë, mirëpo në situatën e krijuar kërkon nga të dyja palët që të reflektojnë, ashtu që përmes masave dhe veprimeve të kujdesshme, të mos cenojnë të drejtat dhe interesin më të mirë të fëmijëve”-thekson Qelaj.

Sa i përket çështjes së pezullimit të pagave,  Qelaj njofton se ka hapur rast sipas detyrës zyrtare dhe do ta hetojë këtë çështje sipas kompetencave që ka.

“Lidhur me çështjen e pagave të punësuarve në administratë dhe në arsim, Avokati i Popullit njofton se ka hapur rast sipas detyrës zyrtare dhe do ta hetojë këtë çështje sipas kompetencave dhe përgjegjësive që ka”- thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit për KALLXO.com.

Greva e përgjithshme në Kosovë ka filluar nga 25 gushti.

Në një konferencë për media, Kryetari Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli kishte thënë se kjo grevë do të vazhdojë deri sa Qeveria e Kosovës të pranojë që të ulet dhe të dialogojë për kërkesat e sindikalistëve.

Sipas tij, kërkesat për të cilat sindikalistët nuk janë ftuar nga Qeveria e Kosovës që të dialogojnë janë: Rritje page prej 100 euro për të gjithë të punësuarit përderisa të miratohet e zbatohet Ligji për paga; Plotësim- ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të finacuara nga shteti, Ligjit nr.04/L-131, e sidomos ndryshimi I Nenit 8, paragrafit 1 e nënparagrafëve 1.2 dhe 1.3 të tij, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, e sipas të cilit kërkohet 15 vjet kontribut në skema pensionale para 1 janarit 1999; dhe Zbatimi sa më parë i ligjit të miratuar dhe të shpallur për sigurimin shëndetësor qysh në 2014-tën.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media tw mwrkurwn tha që është bërë ekzekutim i pjesshëm i pagave për grevistët.

Sipas ministrit kjo ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar me grevat që kanë nisur më 25 gusht, pra për shkak të vonesave në procesimin e listave të atyre që kanë punuar dhe të atyre që nuk kanë punuar.

Kjo grevë ishte paralajmëruar më herët nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës (BSPK).

Ata kanë thënë se kjo grevë do të vazhdojë deri sa Qeveria e Kosovës të pranojë që të ulet dhe të dialogojë për kërkesat e tyre.