Avokati i Popullit: Duhet të bëhet obligative barazia gjinore në institucione

Në pjesën e dytë të emisionit “Kallxo Pernime” po transmetohet debati për barazinë në qeverisje.

Në lidhje me përfaqësimin e grave në pozita të larta ekzekutive, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se ndryshimi i Ligjit për Barazi Gjinore do të fuqizonte pozitën e gruas në politikë.

Ai madje tha se me ligj duhet të bëhet obligative barazia gjinore në të gjitha institucionet.

“Nuk është barazia gjinore diçka që duhet të shtyhet me lutje, por duhet të ndryshohet Ligji për Barazi Gjinore. Nga një ligj me norma afirmative, që i lihet në vullnetin politik të institucioneve se a me zbatu këtë ligj ose jo, me kalu në norma obligative, ku duhet të ketë sanksione dhe pasoja ligjore në rast të moszbatimit të asaj që është e përcaktuar në ligj”, tha Qelaj më tej.

www.kallxo.com

.