COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Avokati i njohur rezulton negativ për COVID-19

Avokati kosovar, Arianit Koci ka njoftuar se ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

“Rezultati në testimin e COVID 19 është NEGATIV. Pra, nuk jam infektuar me koronavirus (Covid-19)”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka falenderuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Insitutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për interesimin e shprehur kundrejt tij.

Koci ishe vetizoluar dje  pas dyshimit se kishte pasur kontakt me një  person të infektuar me virusin corona.