Avokati i njërit prej 5 policëve të arrestuar në Prizren paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Prizrenit sot ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të pandehurve S.H., A.P., V.K. dhe F.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Kështu thuhet në vendimin e Gjykatës, të cilin e ka siguruar KALLXO.com.

Sipas burimeve të KALLXO.com, avokati Nasuf Hasani, i cili në këtë rast mbron njërin prej policëve, ka paralajmëruar ankesë në Apel ndaj vendimit për paraburgimin e zyrtarëve policorë.

Dyshimi për këtë vepër është bazuar nga deklaratat e të dëmtuarave, deklaratat e të pandehurve, raporti i oficerit, video-incizimet, sidomos videot në Inspektoratin Policor.

Arrestohen pesë zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

www.kallxo.com