Arratisja e Millan Radoiçiq nga pika kufitare në Bërnjak

Avokati i Millan Radoiçiq pritet të mbajë konferencë për media në Serbi

Avokati Goran Petronijeviq, si përfaqësues i nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, do flasë për publikun në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

Konferenca do nis nga ora 14:00 dhe do mbahet në Qendrën për Media në Beograd.

Me këtë rast, Petronijeviq pritet të lexojë para publikut adresimin e Millan Radoiçiq, raporton media serbe Danas. 

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit përmes një operacioni ka bastisur pesë lokacione në tri komuna me shumicë serbe përfshirë pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ky i fundit dyshohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. I njëjti tashmë është raportuar të jetë në Serbi.

Një vilë, një hotel, një depo e Spitalit në Mitrovicë janë lokacionet ku janë kryer bastisjet e policisë.

Sipas Policisë, këto operacione që u zhvilluan mëngjesin e sotëm, janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit la një polic të vrarë, një të plagosur. Ndërsa të paktën 3 pjesëtarë të grupit terrorist ishin vrarë.

Policia në pronat e Millan Radoiçiq