Foto: Prokuroria e Pejës

Avokati dorëzon kallëzim penal ndaj prokurores e cila po e heton atë në një dosje kriminale

Avokati Dritëro Kollqkau, që është subjekt hetimi në një dosje kriminale në Pejë, ka parashtruar kallëzim penal ndaj prokurores se rastit, Sahide Gashi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, ka pranuar një kallëzim penal ndaj prokurores, me ç’rast do ta trajtoj këtë çështje, dhe pasi të merret vendimi i duhur, atëherë do të njoftojmë” – tha Nikçi.

Nikçi tha se avokati Dritëro Kollqaku, është subjekt hetimi në rastin në fjalë.

“Sa i përket pyetjes për Driton Kollqakun, i njëjti është subjekt hetimi në rastin konkret” – tha Nikci.

Për rastin e kallëzimit penal ndaj prokurores tha se Kryeprokurori do ta shqyrtoj këtë çështje.

KALLXO.com ka provuar ta kontaktoj edhe prokuroren e rastit, por e njëjta nuk ka pranuar të deklarohet në këtë fazë.