Avokatët kundërshtojnë blerjen e objektit milionësh për Odën e Avokatëve

Një objekt i ri në vlerë prej 1 milionë eurove për Odën e Avokatëve të Kosovës ka nxitur reagime dhe kundërshtime nga avokatët.

Në emisionin“Drejtësia në Kosovë” foli Kryetari i Degës së Avokatëve të Prishtinës, Nasuf Hasani i cili së bashku me disa avokatë të tjerë po kundërshtojnë blerjen e objektit.

Objekti i ri i cili gjendet në lagjen “Lakrishtë” nuk ofron sipas Hasanit, kushte as të parkingjeve për avokatët ndërsa shton se i gjithë procesi i blerjes së këtij objekti nuk ka qenë transparent.

“Objekte meqenëse në njërën nga mbledhjet kemi qenë dhe i kemi shikuar, mirëpo duhet ta themi hapur përderisa ka ofruar kushte më shumë oferta e parë dhe ka qenë më e lirë 420 euro ma pak këtu s’kemi me çka të diskutojmë se përkufizohet cila ka qenë më e mirë”, tha Hasani.

Hasani tutje tregoi se cilat ishin ofertat e dy objekteve për parkingje.

“Oda e Avokatëve tashmë përbëhet nga 900 avokatë, përshembull po planifikon me investu 1 milion euro e avokatët nuk kanë vend ku me parku veturën, kjo është abusrde. Oferta e parë i ka ofru 10 parkingje ndërsa oferta e dytë nuk ka ofruar as hapësirë as për parkingje e as për staf administrative”, tha Hasani”, shtoi Hasani.

Ai paralajmëroi edhe hapa që sipas tij do t’i ndërmarrin në shenjë të kësaj pakënaqësie.

“Hapat radikal do të jenë mos pagesa e anëtarësisë dhe mos dhënia e llogarisë ndaj asnjë organi të Odës deri sa të ekzistoj kjo gjendje. Praktikisht OAK ekziston nga anëtarësia e avokatëve, ne nuk kemi asnjë ndihmë nga dikush tjetër, avokatët varen nga anëtarësia e tyre”, tha Hasani.

Në linkun e mëposhtëm gjeni emisionin e plotë: