Avni Zogiani - Foto: KALLXO.com

Avni Zogiani: Këta janë zyrtarët e LDK-së që sulmojnë koalicionin

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, që ishte edhe kandidat për deputetë nga kjo parti përmes një postimi në Facebook ka zbuluar emrat e zyrtarëve të LDK-së, që sipas tij po e sulmojnë koalicionin e mundshëm mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Agim Veliu, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Driton Selmanaj, janë vetëm disa nga top zyrtarët e LDK-së që vazhdimisht sulmojnë Vetëvendosjen, dmth sulmojnë koalicionin, sulmojnë ndryshimin në qeverisje”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

Në anën tjetër, Zogiani thotë se zyrtarët Vetëvendosje nuk e bënë këtë.

“Nga ana e Vetëvendosjes nuk është asnjë top-zyrtar që bën këtë, përkundrazi, të gjithë janë fort të kujdesshëm në paraqitjet e tyre publike. Sepse Vetëvendosje do ndryshim”, ka vazhduar shkrimi i tij.

LVV dhe LDK janë duke provuar që disa muaj që të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, por që kanë negociuar në ndarjen e pozitave shtetërore.

Koha e tyre për negocim pritet të përfundoj të hënën e javës së ardhshme kur edhe është vendosur që të mbahet seanca për votimin e Qeverisë.