Profesori i Kolegjit ISPE, Avni Mazrreku - Foto: KALLXO.com
Avni Mazrreku dyshohet se i shkoi në shtëpi drejtorit Gashi për procesin e akreditimit
Dje, ish-drejtori i kolegjit ISPE, Avni Mazrreku është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimet për kanosje ndaj një personi.
KALLXO.com ka marrë vesh se Mazrreku është arrestuar me dyshimin se ka kanosur drejtorin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Naim Gashin ndërsa veprimi lidhet me çështje të akreditimit të një programi për instuticionin ISPE.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe avokati i angazhuar i Mazrrekut, Tahir Rrecaj, deri sa nuk ka pranuar të japë detaje.
“Jemi në fazën e hetimeve asnjë detaj nuk mundem me dhënë por dyshohet për një kanosje në lidhje me procesin e akreditimit ndaj Naim Gashit”, ka thënë Rrecaj.
KALLXO ka mësuar se Mazrreku dyshohet se përpos se e ka kanosur Gashin përmes mesazheve telefonike ka shkuar edhe në shtëpinë e Gashit ku poashtu pretendohet se e ka kanosur.
I pyetur për formën e kanosjes, avokati i Mazrrekut Rrecaj nuk ka pranuar që të japë informacione.
“Nuk mundem me dhënë asnjë detaj tjetër për shkak të fazës së hetimeve”, tha Rrecaj.
Ndërsa, as drejtori i AKA-së, Naim Gashi nuk ka pranuar që të flasë në lidhje me këtë çështje.
KALLXO.com dje raportoi se për arrestimin e Mazrrekut nga Policia e Kosovës.
www.kallxo.com