Avni Gashi zgjidhet në krye të Federatës së Karatesë së Kosovës

Avni Gashi pritet të udhëheqë Federatën e Karatesë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e sapo zgjedhur të Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Avni Gashi”, thuhet në njoftimin e KOK.

Po ashtu në njoftim thuhet se kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, e ka uruar Gashin për pozitën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar.

“Presidenti Krasniqi e uroi kryetarin Gashi për marrjen e pozitës së kryetarit të FKK-së, derisa i shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij dhe të KOK-ut për përkrahje dhe bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të karatesë”, thuhet më tutje në njoftim.

Më herët këtë pozitë e ka mbajtur vetë Krasniqi, mirëpo i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në fillim të muajit mars.

“Për shkak të angazhimeve të shumta si president i KOK-ut, dhe pamundësisë për të dhënë maksimumin edhe në karate, kam dashur që t’i hapë rrugën të tjerëve për të udhëhequr me karatenë dhe vazhduar punën aty ku unë e kam lënë. Falënderoj Bordin Ekzekutiv të FKK-së, sekretarin e përgjithshëm, Nazmi Gashi, karateistët, trajnerët, gjyqtarët dhe gjithë komunitetin e karatesë për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kishim”, ka thënë Krasniqi me rastin e dorëheqjes së tij, thuhej në njoftimin e KOK-së.